Qendra e Botimeve Zyrtare prezanton në një portal të ri për publikun,"Arkivin elektronik të Akteve" me një konceptim bashkëkohor funksional, teknik e vizual të tij. Ky portal siguron akses më të mirë të publikut në informacionin ligjor, duke kontribuuar në përafrimin e Shqipërisë me Komunitetin Europian në fushën e publikimit të legjislacionit.