Portali i Qendrës së Botimeve Zyrtare  ofron mundësinë e instalimit si cdo aplikacion tjetër në smartphone-in tuaj. Kjo risi njihet ndryshe si Progressive Web App (PWA) dhe faqja zyrtare e QBZ është ndër të parat në Shqipëri që ofron këtë mundësi.

Duke përdorur Google Chrome, me hapjen e faqes herën e parë, një njoftim në fund të faqes ju fton për të instaluar aplikacionin në home screen (Add QBZ to Home screen).

Duke klikuar mbi këtë njoftim nis instalimi i aplikacionit dhe në përfundim do ju shfaqet ikona e aplikacionit të QBZ:

Aksesimi i aplikaiconit nuk ndryshon aspak nga aplikacionet e tjera që ju përdorni në smartphone-in tuaj, mjafton një klikim mbi ikonën dhe aplikacioni do të hapet duke zënë të gjithë ekranin, sikurse cdo aplikacion tjetër.