Njoftim për abonimet në QBZ

Të nderuar  qytetarë!

 Qendra e Botimeve Zyrtare në bazë të udhëzimit të përbashkët nr. 8451/4, datë 5.1.2015 

“Për caktimin e çmimit dhe tarifave të botimeve të Qendrës së Botimeve Zyrtare, si dhe institucionet që përfitojnë falas kopje të botuara të Fletores Zyrtare”

Ju njofton se, mund të abonoheni për seritë e numrave të radhës të Fletores Zyrtare të RSH-së.

Abonimi mund të kryhet pranë ambienteve të Qendrës së Botimeve Zyrtare si dhe pranë Postës Shqiptare sh.a.

Abonimet kanë filluar më 1 shtator dhe përfundojnë më 31 janar të vitit pasardhës.

Abonimi është vjetor dhe kushton 20 000 lekë.

https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2015/01/05/8451-4/bf3963e8-f84e-4631-b29b-28e29deb220c

 

Ju mirëpresim!