Të nderuar,
Qendra e Botimeve Zyrtare ju njofton botimin e Përmbledhëseve të legjislacionit për vitin 2020, si vijon ;
- Përmbledhëse legjislacioni për tregtinë, titujt financiarë dhe shërbimet financiare, 1152 lekë.
- Përmbledhëse legjislacioni për teknologjinë e informacionit dhe komunikimin elektronik, 808 lekë.
- Përmbledhëse legjislacioni për punësimin (administrata publike, nëpunësi civil dhe shërbimi i punësimit) 1328 lekë.
- Përmbledhëse legjislacioni për personat me aftësi të kufizuara, 1144 lekë.
- Përmbledhëse legjislacioni për ndërtimet, 1616 lekë.
- Përmbledhëse për median, 584 lekë.
- Përmbledhëse për bujqësinë, zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore, 1440 lekë.
- Përmbledhëse për të drejtat e njeriut, 304 lekë.
- Përmbledhëse e vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë, 1440 lekë.
Ju mund të shfletoni botimet më të fundit të Qendrës sonë online, në seksionin ‘’Shfleto legjislacionin’’, në kategorinë ‘’Përmbledhëse legjislacioni’’, ku do të mund të njiheni me përmbajtjen e tyre, ose mund të drejtoheni pranë ambienteve të QBZ-së për t’u pajisur me këto botime.