Njoftim!
Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
- Evidenton të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që kanë nevojë për përditësim në çdo Fletore Zyrtare të botuar;
- Përditëson aktet ligjore dhe nënligjore të botuara në Fletoren Zyrtare, sipas detyrave te përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit;
- Nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit dhe sipas kritereve të përcaktuara më parë, krijon fusha të legjislacionit dhe grupon aktet ligjore e nënligjore të përditësuara sipas fushave;
- Përgatit përditësimet e kodeve dhe përmbledhëset e legjislacionit, sipas planit vjetor të punës të miratuar nga titullari i institucionit;
- Përfaqëson institucionin, me autorizim, në çështje gjyqësore me të tretët;
- Përgatit të gjitha aktet shkresore të nevojshme, për ecurinë e gjykimit, ku është caktuar si përfaqësues me autorizim;
- Merr pjesë dhe harton dokumentet e nevojshme për procedurat e prokurimit.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
a - Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b - Të kenë të paktën1 vit përvojë pune në profesion.
a - Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:
http://rekrutimi.administrata.al/autentifikimi/regjistrim
2- Në përfundim të aplikimit online, dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni. 26/02/2024