Çfarë është ELI?

ELI (European Legislation Identifier) është nje sistem për ta bërë legjislacionin e cdo vendi, të vlefshëm për aksesim online në një format të standardizuar, me qëllim që ai të mund të aksesohet, të shkëmbehet dhe ripërdoret pa kufij vendesh apo sistemesh. Kjo iniciativë e ndërmarrë në mënyrë të përbashket nga vendet dhe institucionet e BE, është e sanksionuar në Council Conclusions me 6 Nentor 2017, në “European Legislation Identifier “(2017/C 441/05). 

ELI bazohet në një marrëveshje vullnetare mes vendeve te BE. Ai përfshin specifikime teknike mbi:

ELI është themeluar dhe sposorizohet në kuader të Action "Facilitating the exchange of legislation data in Europe", që kuadrohet në Programin e Zgjidhjeve te Interoperabilitetit për administraten Publike Europjane ( ISA).

Qëllimi i ELI

Mbështetja për lehtësimin e aksesit, shpërndarjes dhe interoperabilitetit të informacionit ligjor të publikuar në sistemet informatike kombëtare të vendeve të Europës dhe jo vetëm, dhe informacionit ligjor në kontekstin e BE. Fokusi i vecantë është në lehtësimin e kërkimit, shkëmbimit dhe interkoneksionit të informacionit ligjor mes sistemeve kombëtare dhe atyre Europiane. Ndërkohë vetë ELI merr parasysh gjithmonë përmirësimin e kuadrit teknik dhe konsultativ duke iu përgjigjur specifikave të vecanta të cdo vendi të BE apo europjan jashtë BE.

Përfitimet nga implementimi i ELI