Qendra e Publikimeve Zyrtare (sot Qendra e Botimeve Zyrtare) u krijua me ligjin nr.8502, datë 30.6.1999 me mbështetjen e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Sot ajo rregullohet me ligjin nr. 78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

QBZ ka si funksion publikimin e akteve normative në fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tyre në fuqi pas publikimt. Ajo publikon gjithashtu Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, kodet dhe përmbledhjet e legjislacionit në fusha të ndryshme duke mundësuar aksesin e publikut në informacionin ligjor.”