PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR QENDRËN E BOTIMEVE ZYRTARE

 

I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Qendrën e Botimeve Zyrtare. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.qbz.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së QBZ-së janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: QBZ-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e QBZ-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 78/2014, datë “Për Organizimn dhe Funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Qendra e Botimeve Zyrtare vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.qbz.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË (vendoset emërtimi i Autoritetit Publik)

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Vendim miratimi . Struktura Organizative.

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh .

QBZ.

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Ligji nr. 78/2014,

Rregullore e brendshme.

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh ”, Kuadri ligjor.

QBZ.

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format Kërkese,

Format Ankese,

E-mail: info@botimezyrtare.gov.al

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga” Tirane.

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30

E Premte 08:00 - 14:00

Pas miratimit të Programit të Transparencës

Në faqen zyrtare në menunë “Programi I Transparencës”

QBZ

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Koordinatori:

Marsela Xhepa

E-mail: marsela.xhepa@botimezyrtare.gov.al

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga” Tirane.

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30

E Premte 08:00 - 14:00

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori”

QBZ

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Ligji nr. 152/2013 “Per nepunesin civil”.

Pas miratimit te procedures se percaktuar ne ligj.

Në faqen zyrtare. Ne menune “Kuardi ligjor”.

QBZ

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

Ne faqen zyrtare ne menune “Rreth nesh”.

Sektori I Finances.

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri I parashikimeve dhe realizimeve per prokurimet publike.

Menjehere pas dergimit ne APP

Ne faqen zyrtare ne menune “Rreth nesh”.

QBZ

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Fletorja Zyrtare,

Buletini I Njoftimeve Zyrtare,

Botime te tjera.

Perditesime periodike.

Ne faqen zyrtare.

Menuja Fletorja Zyrtare, Buletini I Njoftimeve Zyrtare,

Botime.

QBZ

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Tabelë

Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë “Programi I Transparencës”.

Koordinatori.

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Informacion ligjor për aktet e botuara në Fletoren Zyrtare dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.

Pas miratimit nga titullari.

Ne faqen zyrtare.

Menuja Fletorja Zyrtare, Buletini I Njoftimeve Zyrtare,

Botime.

Koordinatori

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Ankesa, Kerkesa, Materiale ndergjegjesuese.

Pas miratimit nga titullari.

Në faqen zyrtare në menunë “Programi I Transparencës”.

Koordinatori

 

V. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, QBZ-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.qbz.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.